Shtyhet seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, shkak mungesa e dy prokurorëve

Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për në datë 12 qershor. Mësohet se shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja e Klodian Braho.

Ndërkohë mësohet se në seancën e sotme u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008. Ata kanë deklaruar se nuk mbajnë mend se cfarë kanë bërë 16 vite më parë.

“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”,- kështu është shprehur një nga ekspertët.

Sakaq gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se dëshmitarët janë të detyruar të japin shpjegime para gjykatës për një akt që e kanë hartuar vetë, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 12 qershor në orën 09:00.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top