Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top