Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, caktohet data 16 dhjetor

Seanca për vendimin nëse çështja Partizani do të kalojë për gjykim është shtyrë ditën e sotme. Mësohet se seanca është shytrë për në datë 16 dhjetor. Ndërkohë që avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar për mediat se gjykata Strasburgut ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës duke e cilësuar atë si çështje prioritare.

“Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftuar se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore. Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim,” tha Gjokutaj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top