Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetaj, shkak mungesa e gjyqtarit

Seanca e sotme në GJKKO për çështjen “Buka” ndaj ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj është shtyrë. Mësohet se seanca është shtyrë përshkak se se mungonte gjyqtari i çështjes, Eron Çela. Raportohet se gjyqtari është me leje të zakonshme.

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top