Shtyhet me 1 orë seanca për të akuzuarit e SPAK për trafik drōge, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Raportohet se GJKKO shtyhu seancën pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes në fjalë. Kujtojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati. Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top