Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa për cilindratat më të larta rritjet arrijnë deri në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Rritje të ndjeshme pësojnë edhe kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se ky vendim do të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet finale të automjeteve të përdorura që shiten në vend, duke rënduar më tej xhepin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, politika e re favorizon blerjen e automjeteve të reja, me zero kilometrazh, nga koncesionarët zyrtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Mbi 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim, çka tregon varësinë e lartë të shqiptarëve nga tregu i makinave të përdorura. Me rritjen e re të doganave, kjo kategori pritet të përballet me kosto edhe më të larta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top