Shteti s’ta njeh famën, Justin Bieber gjobitet nga policia

Justin Bieber është gjobitur të shtunën për parkim të paligjshëm në Aspen të Kolorados.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia e paralajmëroi ekipin e tij se automjetet ishin parkuar në trotuar në një zonë banimi

Bieber erdhi në Aspen pa gruan e tij Hailey dhe djalin e tyre njëvjeçar Jack Blues, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarët pohojnë se policia tha se nuk ka trajtim të veçantë për personazhet e famshëm në Aspen. Bieber u pa duke dalë nga automjeti dhe më vonë duke u larguar nga Clark’s Oyster Bar.

Qëndrimi i Bieberit në Aspen vjen përpara performancës së tij në festivalin Coachella në prill, ku pritet të jetë kryesuesi. Sipas raportimeve të medias, ai mund të paguhet më shumë se 10 milionë dollarë për performancën. Një burim i tha Rolling Stone se tarifa dyshohet se është negociuar drejtpërdrejt me promovuesin Goldenvoice, pa ndërhyrjen e një agjenti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top