Shtëpia ku u gjet i vdekur aktori Matthew Perry u shit për një shumë marramendëse

Shtëpia e Matthew Perry në Los Anxhelos, ku ai u gjet i vdekur, së fundmi u shit për 8.5 milionë dollarë.


Ylli i “Friends”, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare më 28 tetor 2023, bleu shtëpinë me katër dhoma gjumi në Pacific Palisades në 2020 për 6 milionë dollarë, duke iu nënshtruar një rinovimi masiv.

 

Pronarja e re e pronës është Anita Verma-Lallian, një investitore e pasurive të paluajtshme dhe producente filmash nga Arizona.

Kujtojmë që vdekja e Matthew Perry nxiti një hetim shtatë-mujor nga autoritetet e Los Anxhelosit, të cilat zbuluan se aktori po trajtohej me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Megjithatë, ishin dozat shtesë të pambikëqyrura që shkaktuan vdekjen e tij. Mjekët janë akuzuar në lidhje me rastin, ku njëri prej tyre ka pranuar edhe fajësinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top