Shtëpia e Bardhë ndalon Reuters të mbulojë takimin e kabinetit Trump

Shtëpia e Bardhë të mërkurën u mohoi gazetarëve nga Reuters dhe organizatave të tjera të lajmeve qasjen në takimin e parë të kabinetit të Presidentit Donald Trump, në përputhje me politikën e re të administratës në lidhje me mbulimin mediatik.

Bëhet me dije se Shtëpia e Bardhë i mohoi aksesin një fotografi të Associated Press dhe tre reporterëve nga Reuters, HuffPost dhe Der Tagesspiegel, një gazetë gjermane. Mësohet gjithashtu se ekipet televizive nga ABC dhe Newsmax, së bashku me korrespondentët nga Axios, Blaze, Bloomberg News dhe NPR u lejuan të mbulonin ngjarjen.

Të martën, administrata Trump njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të përcaktonte se cilat media do të mbulonin presidentin në hapësira më të vogla, siç është Zyra Ovale. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ishte ajo që tradicionalisht koordinonte rotacionin e gazetarëve në grupin e gazetarëve që ndjekin presidentin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top