Shtatzënë me Pelé, por nuk i kishte thënë: tani vajza e supozuar kërkon zhvarrosjen e trupit të O’Rey

Një grua që pretendon të jetë vajza e legjendës së futbollit Pelé ka zbuluar se ka kërkuar nga një gjykatë në Sao Paulo që të zhvarroset trupi i O’Rey, i cili vdiq në vitin 2022, pasi testi i parë i ADN-së doli negativ. “Unë nuk e bëj për para, nuk ka dallim për mua që të jem vajza e Pelé ose e dikujt tjetër që nuk ka para”, tha Maria do Socorro Azevedo, 60 vjeç, për Record TV. Sipas gruas, nëna e saj, tashmë e ndjerë, pati një takim romantik me O’Rey në São Luis, kryeqyteti i shtetit të Maranhão, por kurrë nuk i zbuloi atij se kishte mbetur shtatzënë.

Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 82 vjeçare më 29 dhjetor 2022, kishte përmendur në testament mundësinë e një vajze tjetër dhe kishte vendosur t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, por ai vdiq para se të mund të bëhej prova. Në vitin 2022, fëmijët e tij ranë dakord të bënin testet pasi mësuan për veprimin e Maria do Socorro.

 

E veja e O’Rey, Márcia Aioki, megjithatë, deklaroi përmes avokatit të saj se kërkesa e vajzës së dyshuar është “e paarsyeshme” dhe beson se nuk ka gjasa që drejtësia ta pranojë atë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top