Shtatë ndryshime në formacion: Sylvinho sfidon Bullgarinë me “rezervat”

Më në fund një miqësore e shansi për të provuar lojtarë të rinj, pa patur presionin e rezultatit. Sylvinho e lajmëroi në konferencën për shtp të vigjiljes, por ndryshimet do të jenë më të mëdha sa tha braziliani. Duhet të jenë shtatë lëvizje brenda formacionit, pa llogaritur edhe 5 zëvendësimet, që do ti japin mundësinë të gjithë grupit të grumbulluar për ndeshjet e tetorit të provojë emocionet e fushës. Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet teksa ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” dhe sot do të zbresë në fushë për të zhvilluar miqësoren ndaj Bullgarisë.

PRAPAVIJA E NDRYSHUAR
Debutimi me Brentford do të shpërblehet me një fanellë titullari në këtë miqësore për Thomas Strakoshën. Prapavija do të reformohet 50% me Elseid Hysajn e Berat Gjimshitin në pankinë, për Ivan Balliun në të djathtë e Arlind Ajetin me Enea Mihajn në qendër. Frederik Veseli e Mario Mitaj janë në dualitet për krahun e majtë, me teknikun Sylvinho që është i prirur të mos privohet nga 20 vjeçari. Për Mihaj është ndeshja e dytë si titullar, pas asaj në Varshavë me Poloninë, në debutimin e teknikut brazilian.

NJË I “MBIJETUAR” NË MESFUSHË
Gjasula duhet të luajë në vend të Ylber Ramadanit, ndërsa Qazim Laçi duhet të zëvendësojë Nedim Bajramin, që pati shqetësim muskular në përfundim të ndeshjes me Çekinë. Ai që ka nevojë për minuta është Kristjan Asllani dhe Sylvinho nuk do tia privojë, duke e hedhur sërish nga minuta e parë.

SULMI I PAPRECEDENT
Përpara gjërat janë më të qarta. Mungesa e Dakut dhe sforco e Cikalleshit i kanë hapur rrugën Myrto Uzunit. Sylvinho dëshiron ta shohë goleadorin e Granadas në pozicionin e tij natyral. Asani luan vendin me Arbnor Mujën, por kosovari është i favorizuar për ta nisur nga fillimi. Ndërsa në të majtë Ernest Muçin është i sigurtë për ta nisur nga minuta e parë. Sa i përket grupit, të gjithë janë stërvitur normalisht dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top