Shqiptari rikthehet në burg 2 javë pas lirimit/ Shkaku, një SMS e gabuar në WhatsApp

Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ke dërguar.

Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës.

Top Channel, duke iu referuar portalit UKNIP, raporton se Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.

Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën.

Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.

Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.

Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi Pomarin duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Në përfundim, Pomari u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top