Shqiptarë të shumtë rikthehen në atdhe për festat e fundvitit

Shqiptarët po rikthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit. Mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi kanë mbërritur 1,015 pasagjerë dhe 176 automjete në portin e Vlorës. Qyteti bregdetar po përjeton fluksin e emigrantëve dhe turistëve në prag të festave të fundvitit, teksa autoritet portuale kanë marrë masat.

Mësohet se autoritetet kanë shtuar sportelet për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve, i cili pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.

Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Mbërritjet shënojnë një intensifikim të lëvizjeve në prag të festave të fundvitit, kur emigrantët rikthehen për të kaluar kohë me familjet e tyre dhe turistët zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar për pushime.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top