Shqipëria sonte kërkon të shndritë: CNN e vendos të parën, sondazhet të tretën, bastet më poshtë

Shqipëria me Shkodrën Elektronike kërkon sonte të korrë një rezultat shumë të mirë në Eurovision Song Contest 2025, ndoshta edhe të ketë paraqitjen më të mirë në histori sa i përket renditjes në tabelë.

 


Kënga ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike është pritur shumë mirë nga publiku i Eurovision-it, ndërsa mediat dhe fansat i kanë dhënë jehonë performancës së dyshes Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.

 

CNN e bëri një artikull të gjatë dje, ku i renditi të gjitha shtetet finaliste. Shqipërinë e vendosi të parë nga 26 shtete që marrin pjesë në këtë finale të madhe në Basel.

 

Sondazhi zyrtar i Eurovision (mund të votoni këtu) për momentin e ka Shqipërinë në vendin e tretë me më së shumti vota, në garë të ngushtë me Finlandën që është e katërta.

Kompanitë e basteve, në anën tjetër, e vendosin Shqipërinë të 9-tën sa i përket mundësisë së fitores sonte. Sidoqoftë, bastet nuk ia qëllojnë në shumicën e rasteve kur vjen puna te Eurovision.

 

Vlen të theksohet se edhe fansat nga Kosova dhe e gjithë bota mund të votojnë për Shqipërinë. Televotimi veç është hapur dhe mund të votoni në linkun esc.vote, ndërsa ky televotim do të qëndrojë hapur deri rreth orës 21, për t’u hapur sërish pak minuta më pas./gazetametro.net

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top