Shqipëria, shansi i fundit e llogaritë: gjithçka duhet të dini për sfidën me Ukrainën

Një ndeshje e rëndësishme dhe tejet e tensionuar: Shqipëria do të presë Ukrainën, në 90 minutat që do të vendosin gjithçka në Grupin 1 të Ligës B të Nations League. Kuqezinjtë luftojnë për të siguruar vendin e parë dhe një mundësi të artë për ngjitje në Ligën A, ndërsa ukrainasit për të evituar rënien në Ligën C. Skuadra e Rebrov kërkon revanshin për atë humbje të pësuar me përmbysje ndaj Shqipërisë në debutimin në Nations League. Sylvinho rrezikon që nga objektivi vendi i parë të përfundojë në vendin e fundit, në rast se humbet sonte.

Situata aktuale në grup (para ndeshjes):
Grupi 1 i Ligës B përbëhet nga Çekia, Shqipëria, Ukraina dhe Gjeorgjia. Pas disa ndeshjesh, tabela ka marrë formën e mëposhtme:

Çekia – 8 pikë (5 ndeshje të luajtura)
Gjeorgjia – 7 pikë (5 ndeshje të luajtura)
Shqipëria – 7 pikë (5 ndeshje të luajtura)
Ukraina – 5 pikë (5 ndeshje të luajtura)

Për Shqipërinë:
Nëse Shqipëria fiton ndaj Ukrainës, do të arrinte në 10 pikë dhe do të siguronte vendin e parë në grup, vetëm nëse Çekia e Gjeorgjia barazojnë mes tyre. Fitorja në Pragë e njërës apo tjetrës do ti vendoste përpara skuadrës së teknikut Sylvinho (Çekia për kuotë pikësh e Gjoergjia për golavarazh)

Nëse Shqipëria barazon (ndoshta një rezultat 1-1), do të arrinte në 8 pikë, dhe Ukraina do të mbetej me 6 pikë. Kjo do të thotë që gjithçka do të varet nga rezultati i ndeshjeve të tjera dhe diferenca e golave, por Shqipëria nuk do të ishte në një pozitë të fortë. Vendi i dytë në këtë pikë do të arrihej vetëm nëse Gjeorgjia do të dilte e mundur nga Çekia. Në të kundërt, Sylvinho do ta gjente veten të përballej me playoff për të mos rënë nga Liga B.

Nëse Shqipëria humbet, Ukraina do të kalonte përpara, duke u ngjitur në 8 pikë, dhe Shqipëria do të mbetej me 7 pikë, në vendin e fundit, varësisht nga rezultatet e tjera. Atëherë rënia në Ligën C do të ishte e pashmangshme, ndërsa për Ukrainën fati do të varej edhe nga ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji,

Për Ukrainën:
Nëse Ukraina fiton, do të arrinte në 8 pikë, duke kaluar Shqipërinë në renditje dhe (ndoshta edhe Gjeorgjinë nëse mundet në Pragë) duke siguruar vendin e dytë në grup. Kjo do të thotë që Ukraina do të merrte pjesë në playoff për tu ngjitur në Ligën A. Në rast se Gjeorgjia merr pikë në Çeki, atëherë ukrainasit do të ishin të tretët dhe do të luanin playout për të qendruar në Ligën B.

Nëse Ukraina barazon, do të arrinte në 6 pikë dhe do të ishte e fundit dhe e rënë nga Liga B dhe ky rezultatr do t’i ishte i vlefshëm aq sa edhe humbja që do ta linte në kuotën e 5 pikëve.

Mundësitë për kualifikimin në Botëror:

Përveç ngjitjes në Ligën A, për Shqipërinë, ndeshja e fundit ka rëndësi edhe për mundësinë e kualifikimit për në Botërorin 2026 përmes playoff të Nations League. Kuqezinjtë mund të arrijnë një vend në playoff-in përmes performancës së tyre në Nations League, dhe një rezultat i mirë mund të jetë i mjaftueshëm për të siguruar një mundësi më të madhe kualifikimi.

Parashikimi i përballjes:
Shqipëria ka pasur një fushë loje shumë të fortë në këtë edicion të Nations League (vetëm Gjeorgjia ka mundur të fitojë) dhe është e motivuar nga dueli në shtëpi. Me tifozët në stadium, ata mund të shfrytëzojnë entuziazmin dhe mbështetjen për të arritur një fitore që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre në Nations League.

Ukraina, nga ana tjetër, është një skuadër me eksperiencë dhe ka potencialin për të luajtur me një strategji të qetë dhe të kontrolluar. Megjithatë, ata duhet të bëjnë kujdes nga sulmi i shpejtë dhe krijimi i mundësive nga Shqipëria.

Kjo ndeshje mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të jetë një përballje e fortë, ku çdo rezultat mund të ketë pasoja të mëdha për të dyja skuadrat. Shqipëria ka avantazhin e dy pikëve më shumë dhe mbështetjen e tifozëve, por Ukraina është gjithashtu një skuadër shumë e fortë, e gatshme të luftojë për çdo pikë. Ndeshja do të jetë e mbushur me emocion, dhe të dyja skuadrat do të përpiqen të japin më të mirën e tyre për të realizuar synimet ambicioze.

Shqipëria mbyll përgatitjet, shanse edhe për Asanin
Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë të nëntorit dhe të fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Lexo më tej: Jasir Asani humb ndeshjen me Ukrainën: lojtari luajti i dëmtuar edhe me Çekinë

Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të përmbushur objektivin dhe për të dhënë maksimumin sot para tifozëve që do të jenë në stadiumin “Air Albania”. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Ndeshja Shqipëri – Ukrainë e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top