Shqipëria për herë të dytë në Europian, trajneri Sylvinho: Futemi si të parët në grup. Po jetojmë një ëndërr”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka deklaruar se ekipi kishte shfaqur vështirësi të mëdha në ndeshjen e sotme për shkak të ndryshimeve të shumta që ishin bërë në rreshtimin e kuqezinjve.

“Kjo është një skuadër e vështirë, ata janë guximtarë që japin gjithçka në fushë. Nuk është e thjeshtë, në dy ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe në transfertë, ndeshjet janë zgjidhur me vështirësi. Për fat kemi ardhur të kualifikuar se kemi luajtur ndaj një ekipi të vështirë.

Problemi është gjithmonë ai që kemi pak kohë për të punuar, e nis një ndeshje me një koncept ndryshe, pastaj lëvizjet ndryshojnë, krahët lëvizin, mesfusha nuk ishte me tre por me dy. Të gjitha në një ndeshje, është e vështirë. Në fund mund të hidhnim dy sulmues, menduam diçka ndryshe. Por këta kundërshtarë janë kështu. Aq sa Republika Çeke që është shumë e fortë, e zgjidhi me vështirësi në fund”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas sfidës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top