”Shqipëria nuk shitet”/ Mijëra qytetarë dalin sot në protestën e 13, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot pritet të jetë protesta e radhës e qytetarëve të cilët kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Zvërnec dhe dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.

Dita e sotme do të jetë dita e 13-të e protestave të qytetarëve shqiptarë. protestë e cila ka ardhur duke u zgjeruar dhe në qytete të tjera të vendit, si dhe ku ka shqiptarë në Diasporë. Sakaq, dita e djeshme pa një numër të madh të qytetarëve mbledhur duke kërkuar largimin e Ramës. Marshimi i tyre vijoi për orë të tëra të natës. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Prej 12 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja në protesta gjatë të gjithë këtyre ditëve ka qenë masive, me sheshin e mbushur plot me qytetarë që kërkojnë revolucion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top