Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2034

Shqipëria do të mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034.

Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot në një reagim në Twitter se, Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë, jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet.

Rama u shpreh se organizimi i Kupës së Botës 2034, do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite per te organizuar Kupën e Botës 2034.

Jam i bindur se Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkroi Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top