Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka nënshktuar marrëveshjen me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan për sigurinë kibernetike. Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për Shqipërinë. Po ashtu Rama falenderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë gjatë kohës që Shqipëria ka qenë nën vështirësi. Po ashtu Rama tha se Emiratet e Bashkuara Arabe po ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë. Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes. Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar. Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top