Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë për procedurë të përshpejtuar në lidhje me kërkesën që Shqipëria të bëhet pjesë e Bordit të Paqes.
Kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar në seancë plenare se e vetmja urgjencë në shqyrtimin e projektligjit, është fakti se duhet që të zhurmohet fakti që sot po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seancë për pezullimin e Ballukut.
“Së pari besoj se shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut, por nuk dëgjuan ku është nxitimi i Shqipërisë për të mbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta nuk u shpjegua urgjenca e shqyrtimit të këtij projekt ligji. Mendova se do të vinit këtu e do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë për faktin se Rama e ka konsideruar Trump si turpi i njerëzimit, i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHAB me këtë gjuhë.
Deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me Shtetet e Bashkuara. Të kërkonte ndjesë kur tha herën e kaluar që Rama ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar, dhe u detyrua presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar. Ndaj me dy ndjesa të munguara në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj. Për t’u kthyer në kërkesën tuaj, e para është ajo e Këshillit të Ministrave që duhet me rregull të kishte ardhur para kërkesës së grupit të PS ku kërkohej procedurë e përshpejtuar,” tha Bardhi.