Shqipëria arrin finalen e Eurovision

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’.

Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Ata kënduan të katërmbëdhjetët ne radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtetet finaliste.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top