“Shpresojmë të mos e djegin Parlamentin Europian” PS për protestën e opozitës

Opozita pritet ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë, kur 30 deputetë të saj do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Protesta është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor, datë që përkon me zhvillimin e seancës plenare në Parlamentin Europian. Por edhe këtë lëvizje të opozitës, si shumë të tjera, mazhoranca e ka pritur me tallje dhe cinizëm. E ftuar në Neës24, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli e komentoi me një batutë protestën e ardhshme të opozitës kur u shpreh se: “Shpresojmë të mos e djegin Parlamentin Europian”.

Komenti i Memi Kodhelit vjen pas protestës që organizoi Partia Demokratike në 7 Tetor, ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, Bashkisë, Ministrisë së brendshme, selisë së Partisë Socialiste etj.

Protesta para parlamentit europian është e para në llojin e vet, kur deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top