“Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit”. Joselu kërkon t’i mbyllë karrierën, Kroos ia kthen: “Nuk do jetë Spanja”

Ky Europian do të jetë rasti i fundit për të parë Tony Kroos në fushë duke luajtur. Mesfushori gjerman i Real Madrid ka thënë hapur se e ka mbyllur me futbollin në përfundim të këtij kompeticioni, ndërsa i ka dhënë lamtumirën klubit të tij pak më herët. E tani shokët e tij të Real Madrid kërkojnë tja mbyllin karrierën në çerekfinale të Euro 2024.

“Është mëkat që duhet t’i them lamtumirë Tonit në këtë mënyrë, por shpresoj se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit. Shpresojmë të nxjerrim në pension Tonin të premten, edhe pse ai është miku ynë”. Kështu është shprehur sulmuesi i Spanjës dhe Real Madrid, Joselu, në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes çerekfinale kundër Gjermanisë: “Kam folur shumë me të dhe më ka dhënë shumë këshilla. Ai është thelbësor për Gjermaninë ashtu si ishte për Real Madrid. Duhet të kemi kujdes”, shtoi ai.

KROOS: “NUK MENDOJ SE E MBYLL ME SPANJËN”
Toni Kroos nuk mendon se çerekfinalja e së premtes kundër Spanjës në Shtutgart do të jetë ndeshja e fundit e karrierës së tij. “Nuk mendoj se do të luaj ndeshjen time të fundit pasnesër. Kështu që mendoj se do të shihemi të gjithë sërish”, u përgjigj mesfushori gazetarëve. Në moshën 34-vjeçare, Kroos u kthye në ekipin kombëtar shkurtin e kaluar për të luajtur Kampionatin Evropian në shtëpi me Gjermaninë.

Pak ditë para finales së Champions me Real Madrid (fituar 2-0 kundër Borussia Dortmund), mesfushori njoftoi se do ta mbyllte karrierën në fund të turneut kontinental, pra më së voni më 14 korrik. “Qëllimi, si personal ashtu edhe kolektiv, është të fitojmë turneun. Ne kemi një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe jemi të bindur se mund ta bëjmë,” tha Kroos, për të cilin kualifikimi në çerekfinale ishte “objektivi minimal”.

34 vjeçari ka replikuar edhe me spanjollin Joselu, që tha se donte ta detyronte “mikun” e tij Kroos të “tërhiqej të premten”. “E njoh shumë mirë dhe e di se çfarë donte të thoshte. Dëshirën ia lë atij dhe do të bëjmë gjithçka që të mos realizohet”, u përgjigj Kroos duke buzëqeshur.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top