Shpresë për një marrëveshje SHBA-Iran, bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës kanë filluar të bien rënë ndjeshëm pas shpresave për një marrëveshje për fund të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht”. Ai shtoi se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më pas ai i kërkoi ekipit negociator amerikan të mos nxitojë drejt finalizimit të marrëveshjes.Në tregjet aziatike të mëngjesit të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.

Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice, e cila është mbyllur praktikisht që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt. Ndërkohë, indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar për herë të parë nivelin e 65 mijë pikëve, i nxitur nga optimizmi se qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet së shpejti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top