Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk adreson problemet reale të vendit dhe që vijon të përqendrojë fondet publike në pak duar.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Tabaku e vuri theksin te shpopullimi i vendit, duke sjellë si tregues dramatik largimin e mijëra qytetarëve çdo vit nga Shqipëria. “Shqipërisë i ikën çdo vit një qytet sa Gjirokastra”, deklaroi ajo, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e perspektivës dhe dështimin e politikave qeverisëse.

Sipas Tabakut, buxheti i ri nuk ofron zgjidhje për sfidat ekonomike dhe sociale, ndërsa mënyra se si shpërndahen paratë publike dëshmon, sipas saj, për një sistem që favorizon interesa të kufizuara dhe jo qytetarët.

Në një qëndrim të drejtpërdrejtë politik, deputetja demokrate argumentoi se ndryshimi i kësaj situate kërkon largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ajo e lidhi gjithashtu modelin aktual të qeverisjes me pengesat që, sipas saj, po i krijohen Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe në përgatitjet për Samitin e NATO-s.

“Sot një Shqipëri e tërë kërkon ndryshim. Ky sistem nuk ndryshon pa ikur Edi Rama. Ky sistem është pengesa për Samitin e NATO-s dhe për integrimin në BE”, përfundoi Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top