Shpjegimi i Ramës për Thethin “Fajin e ka prokurorja Elsa Gjeli”

Kur panë se fadromat po u afroheshin bujtinave për t’i shembur, banorët e Thethit rrëfyen para gazetarëve se inspektorët e bashkisë së Shkodrës dhe drejtuesit e policisë lokale kishin marrë para për të lejuar ndërtimin e godinave të reja pa leje. Disa treguan se kishin dhënë 5 apo 10 mijë euro bakshish, të tjerë kishin marrë kredi në bankë për të mbushur xhepat e policisë dhe inspektorëve, ndërsa disa akuzuan publikisht para kamerave shefin e policisë dhe vartësit e Benet Becit se mbyllën një sy për ndërtimet pa leje, pasi morën paratë.

Por, edhe pse drejtorët e bashkisë së Shkodrës u shkarkuan nga detyra bashkë me shefin e policisë, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbrojë një version tjetër për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Fajin, thotë ai, e ka prokurorja Elsa Gjeli.

Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional në Theth nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren për mosveprim.

“Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme” tha Rama.

Nga ky qëndrim, nuk kuptohet nëse kryeministri është vërtet i paaftë të kuptojë se njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë hanë mollë dhe dardha, apo se tashmë është e pamundur ta shkulësh korrupsionin e kësaj administrate dhe Rama s’ka zgjidhje tjetër veçse të fajësojë thjesht dhe vetëm një prokurore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top