Pas shpërthimit të fuqishëm që ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme, në lagjen Besëlidhja, banorët kanë reaguar rreth situatës teksa presin ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.
Sipas tyre, përveç ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve në momentin e shpërthimit, nuk ka mbërritur ende asnjë ekip për vlerësimin e dëmeve materiale. Ata shprehen se po përpiqen vetë të pastrojnë mbetjet dhe të menaxhojnë situatën.
“Dëmet janë të pallogaritshme. Për sa i përket njerëzve, falë Zotit familjarët janë mirë, por për dëmet nuk ka fjalë,” shprehet njëra prej pronareve të bizneseve të dëmtuara.
“Kjo do të jetë gjëja më e domosdoshme dhe emergjente, të trajtohen me shumë përgjegjësi, për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.”, tha ponari i një tjetër biznesi që u prek nga shpërthimi.