Shpërthimi në Durrës, pronari i biznesit: Nuk kam konflikte, është hera e tretë që ndodh

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës këtë të mërkurë. Pronari i mobilierisë në Durrës, së cilës iu vendos tritol, tha në një prononcim për gazetarët se nuk ka asnjë konflikt. Gjithashtu ai ka treguar se ky është sulmi i tretë ndaj biznesit të tij dhe deri më tani nuk janë gjetur autorët.

“Nuk kam konflikt me asnjëri. Rri tek dera e dyqanit çdo ditë. E kam gjithçka me dokumente. Autori ka qenë me kapuç, i maskuar. Kjo është hera e tretë që ma hedhin. Unë jam në punën time tani”, ka thënë ndër të tjera pronari i biznesit. Ndërkohë policia ka sekuestruar disa kamera sigurie dhe ka shoqëruar tre persona.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top