Bashkimi Evropian do të mbajë një videokonferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Shëndetësisë të vendeve anëtare më 5 qershor, për të diskutuar mbi shpërthimin e fundit të Ebolës në Afrikën Qendrore dhe masat e koordinuara për përballimin e situatës.
Në të njëjtën kohë, në nivel ndërkombëtar po zhvillohen tre vaksina eksperimentale kundër një varianti të rrallë të Ebolës, i cili ka shkaktuar qindra viktima dhe mbi 1,000 raste të dyshuara në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe raste të konfirmuara në Ugandë.Sipas ekspertëve dhe organizatave shëndetësore, shpërthimi mund të marrë përmasa të ngjashme me epideminë e vitit 2014–2016 në Afrikën Perëndimore, kur u infektuan dhjetëra mijëra persona.
Organizata ndërkombëtare dhe institutet kërkimore, përfshirë IAVI, Universitetin e Oksfordit dhe kompaninë Moderna, po punojnë për zhvillimin e vaksinave kundër variantit Bundibugyo, për të cilin nuk ekziston ende një vaksinë e miratuar. Ekspertët theksojnë se procesi i zhvillimit dhe testimit të vaksinave kërkon muaj. Paralelisht po bëhen përpjekje për përshpejtimin e procedurave për të përballuar përhapjen e mundshme të virusit.