Shpërthimi i digës, Zelensky: Bombë mjedisore

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, e quajti shkatërrimin e digës në lumin Dnieper, afër Khersonit, në Ukrainën jugore, “një ekocid” dhe “një bombë e shkatërrimit masiv të mjedisit”. Ai konfirmoi se Kievi tashmë e ka denoncuar Rusinë për këtë veprim para drejtësisë ndërkombëtare.

Ndër të tjera, shkatërrimi i hidrocentralit bëri që të paktën 150 tonë vaj hidraulik të derdheshin në lumë dhe sipas autoriteteve ukrainase, ndotësi zbret “me shpejtësi të madhe” përmes rrjedhës së lumit drejt Detit të Zi.

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses në ujë të pijshëm nga shpërthimi i digës Kakhovka, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se të paktën “dhjetëra mijëra” njerëz janë ende të bllokuar në zonë.

“Terroristët rusë kanë vërtetuar edhe një herë se janë një kërcënim për çdo gjë të gjallë”, shtoi ai. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për hedhjen në erë të digës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top