Shpërthimet në Venezuelë/ Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump dha urdhër për sulm

Administrata e presidentit Donald Trump është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqytetin venezuelian, Caracas, në orët e hershme të së shtunës. Zyrtarët amerikanë njoftojnë se Presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj disa objekteve brenda Venezuelës, përfshirë edhe facilitetet ushtarake.

BBC shkruan se pati shumë raportime pothuajse të njëkohshme për shpërthime në disa vende në Karakas, përfshirë instalime ushtarake. La Carlota, një aeroport ushtarak në qendër të qytetit, dhe baza kryesore ushtarake e Fuerte Tiuna u përshkruan nga dëshmitarët okularë si të prekura, me video që qarkullojnë të cilat tregojnë shpërthime të dukshme në të dyja rastet.

Disa nga komunitetet përreth janë pa energji elektrike dhe ka raportime të pakonfirmuara për aeroplanë që fluturojnë mbi qytet. Ky zhvillim vjen pas javësh presioni nga administrata amerikane ndaj presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, të cilin presidenti amerikan e akuzon për përhapjen e trafikut të drogës dhe kriminalitetit drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë qeveria e Venezuelës thotë se veprimet e fundit nga Uashingtoni të cilat përfshijnë konfiskimin e cisternave të naftës të sanksionuara janë pjesë e një përpjekjeje për të detyruar largimin e Presidentit Maduro nga pushteti dhe për të kontrolluar rezervat e naftës së Venezuelës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top