Shpërthime në ndërtesën e Shërbimit rus të Sigurisë, godina përfshihet nga tymi dhe flakët

Një zjarr vdekjeprurës ka shpërthyer ditën e sotme në një ndërtesë të Shërbimit të Sigurisë ruse (FSB), që ndodhet rreth 120 kilometra larg Ukrainës, në qytetin e Rostovit.

Raportohet se ndërtesa, e cila i përket patrullës kufitare të FSB-së u trondit nga një seri shpërthimesh, përpara se të shpërthente në flakë.

Mësohet se një person mbeti i vrarë nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Nga pamjet që qarkullojnë nga vendngjarja mund të dallohet një re e zezë tymi që ngrihet mbi ndërtesat e zonës përreth.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top