Shpërthime gjatë natës në Krime, alarm për sulm ajror në disa rajone

Në pjesën perëndimore të Krimesë së pushtuar janë dëgjuar disa shpërthime gjatë natës. Mediat ukrainase raportojnë se shpërthimet ndodhën në Yevpatoria, rreth 65 km në veri të Sevastopolit dhe në fshatin Chornomorske.
“Shpërthime u dëgjuan në Chornomorske gjatë gjithë natës deri në orën 5 të mëngjesit… Në Chornomorske, dritaret u drodhën nga shpërthimet në 1:54, 2:55 dhe 4:20”, thanë burimet lokale. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Yevpatoria, një prej të cilëve u dëgjua edhe në pjesën veriore të Sevastopolit.
Po kështu sirenat e alarmit të sulmit ajror ranë mëngjesin e sotëm në rajonin e Mykolaiv, në jug të Ukrainës. Forcat ukrainase kanë zmbrapsur më shumë se 85 sulme ruse në 24 orët e fundit në drejtimet Kupiansk në rajonin e Kharkiv dhe Lyman, Bakhmut, Adviika dhe Shakhtarsk në Donetsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit në raportin e tij të përditshëm të situatës në fushën e betejës. Kjo është raportuar nga Kiev Independent.
Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës kryen 11 sulme kundër bazave ruse në vend dhe forcat tokësore goditën nëntë baza dhe një zonë me një përqendrim të lartë të pajisjeve ushtarake ruse. Forcat e Kievit goditën gjithashtu dy sisteme raketore anti-ajrore ruse, një sistem elektronik (EW) dhe një depo municioni. Nga ana e saj, në 24 orët e fundit ushtria ruse ka lëshuar dy raketa, 12 sulme ajrore,  duke përfshirë dy me drone Shahed-136.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top