Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me përgjegjësit.
Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.