Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, vihen në pranga 4 sirianë

 

Mëngjesin e ditës së sotme, është raportuar për një shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Nikosia, Qipro.

Sipas mediave greke, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, dhe si rezultat i testeve është zbuluar një objekt i vogël metalik që përmbante një sasi shumë të vogël lënde shpërthyese, rreth 30 metra nga Ambasada. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.

Dy persona janë gjetur duke ecur në zonë, ndërsa dy persona të tjerë janë gjetur në një makinë të parkuar në një rrugë ngjitur, me të cilën dy këmbësorët dyshohet se kanë shkuar aty. Këta persona, të cilët dyshohet se janë nga Siria, u arrestuan dhe po mbahen nga autoritetet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top