Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant pranë zonës së Brrylit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.

Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit. Njëri prej tyre ngeci brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vengjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është devijuar. Banorët janë të alarmuar dhe kanë lënë të gjithë shtëpitë, në një kohë kur duhet të ishin duke u bërë gati për të shkuar në punë apo për të kryer detyrimet e një dite të zakonshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top