Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

Vullkanin Sakurajima në ishullin e madh të Kyushu, në perëndim të Japonisë ka shpërthyer sot. Kjo ka shkaktuar anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe ka sjellw një re tymi dhe hiri deri në 4.4 kilometra në ajër. Mediat e huaja shkruajnë se Sakurajima, e vendosur në majën jugore të Kyushu pranë qytetit të Kagoshimës, shpërtheu rreth orës 6 të pasdites të shtunën.Dy shpërthime të tjera u regjistruan rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe 10:50 të mëngjesit.

Autoritetet njoftuan se ky është shpërthimi i parë që ka dërguar re tymi dhe hiri 4 kilometra ose më lart në gati 13 muaj. Mediat lokale raportuan gjithashtu se 30 fluturime për në dhe nga aeroporti i qytetit të Kagoshimës u anuluan për shkak të rënies së hirit vullkanik. Ata thanw se hiri vullkanik ishte zhvendosur në verilindje pas shpërthimit të fundit dhe pritej të binte mbi Kagoshima dhe prefekturën e afërt Miyazaki sot.

Sakurajima është një nga vullkanet më aktive të Japonisë dhe shpërthime me intensitet të ndryshëm ndodhin rregullisht. Në vitin 2019, hiri u hodh deri në 5.5 km në lartësi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top