Shpërblim 2 milionë euro në rast kualifikimi, Hysaj fërkon duart: Lotito bën premtimin pas humbjes me Inter

Presidenti i Lazio Claudio Lotito ka vizituar skuadrën gjatë seancës stërvitjes pas humbjes në San Siro ndaj Inter. Rezultati ka vënë tashmë në pikëpyetje kualifikimin në Champions League, ndaj dhe Lotito është vënë në lëvizje. Lazio është mundur në San Siro nga Inter, duke humbur pikë të rëndësishme për të siguruar vendin e dytë. Humbja 3-1 përzien letrat në tavolinë për gjashtë skuadrat në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Lazio tani duhet të rigjejë veten dhe nuk mund të gabojë më. Ashtu siç paralajmëroi Lotito, i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të skuadrës.

Në fakt, pronari i bardhekaltërve i premtoi ekipit të tij një shpërblim prej 2 milionë eurosh në rast kualifikimi në Champions League. E për këtë arsye u paraqit në Formello për të inkurajuar ekipin. Presidenti Lotito ka kërkuar gjithashtu përqendrim maksimal për ndeshjet e fundit të kampionatit.

 

Sipas raportimeve nga Il Messaggero, Lotito nuk ka hezituar të paralajmërojë skuadrën: “Unë dua më të mirën. Madje edhe ata që mendojnë të largohen, duhet ta bëjnë duke dhënë gjithçka deri në fund”. Pastaj numri 1 i klubit përsëriti: “Objektivi tani është vendi i dytë, një gabim tjetër nuk lejohet. Tani duhet të gjejmë menjëherë shpirtin tonë”. Kështu, presidenti u përpoq të motivonte grupin e teknikut Maurizio Sarri në kuadër të ndeshjes së rëndësishme kundër Sassuolo.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top