Shorti i Nations League i favorshëm për Shqipërinë: evitohet Anglia dhe Haaland

Shorti i hedhur në Paris për Ligën B të Nations League ka qenë shumë i favorshëm për Shqipërinë. I favorshëm në kuptimin që janë evituar kundërshtarët më të rrezikshëm si Anglia, Norvegjia, apo Turqia. Në sytë e interesuar të teknikut Sylvinho, serbi Alexander Kolarov ka tërhequr kuqezinjtë (vazo 3) me Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Nisur nga situata e grupeve, për kuqezinjtë nga njëra anë ekzistonte rreziku i një grupi të hekurt, me Anglinë (vazo 1), Norvegjinë e Haaland (vazo 2) dhe Turqinë (vazo 4). Shorti sigurisht që ishte më i përballueshëm me Çekinë, që e kemi mundur në eliminatore (vazo 1), Ukrainën (vazo 2) edhe pse precedentët me kombëtaren e presidentit të Federatës Andrij Shevchenko nuk janë të favorshme dhe Gjeorgjinë (vazo 4) të cilët shpesh herë i kemi mundur.

Nga vazo dolën katër grupe me katër skuadra dhe secila kombëtare do të thirret për të luajtur gjashtë ndeshje (një në shtëpi dhe një jashtë) me tre kundërshtarët në grup nga shtatori deri në nëntor 2024. Sezonin e kaluar, Shqipëria arriti të qendronte në Ligën B duke përfunduar në vendin e tretë për shkak të skualifikimit të Rusisë, që u rendit e fundit.

RREGULLORJA
Për sa i përket rregullores, krahasuar me edicionin e kaluar që parashikonte hyrjen direkt në vendin e parë në Final Four, formati i ri prezanton çerekfinalet me dy të parët e grupit që kalojnë në raundin tjetër. Fituesit e çerekfinaleve më pas do të marrin një kalim për në finale, të planifikuar për në qershor 2025 në shtëpinë e një prej katër finalistëve. Vetëm skuadra e vendit të katërt në grup do të zbresë drejtpërdrejt një Ligë më poshtë, ndërsa skuadra e vendit të tretë do të luajë një play-off mbijetese kundër një prej skuadrave të renditura në vendin e dytë një Ligë më poshtë.

 

Por kjo nuk është e gjitha. Përveç dhënies së vetë trofeut dhe llogaritjes për renditjen, Nations League do të ndikojë edhe në shanset për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Turneu, në fakt, të lejon të marrësh një sërë përfitimesh për edicionin e mëpasshëm të grupet kualifikuese në Kupën e Botës. 4 finalistët e Nations League do të vendosen në një grup me një skuadër më pak dhe, në rast të dështimit të hyrjes në Kupën e Botës nga kualifikueset, do të kenë të drejtën e vendeve në play-off.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top