Shoku i Martin Canit i gatshëm të dëshmojë në gjykatë për vrasjen e 14-vjeçarit

Luis Meçe, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë dhe se kërkon drejtësi për ngjarjen tragjike që i mori jetën mikut të tij.

“Seancën nuk e kam përjetuar aq mirë. Duam drejtësi”, tha Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit. I pyetur nëse është i gatshëm të dëshmojë, ai u përgjigj: “Patjetër, gjithmonë.”

Gjykata e Tiranës ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Vendimi u mor nga gjyqtarja Migena Laska, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjykim.

Po ashtu, gjykata rrëzoi kërkesën e bërë nga avokati i të miturit për gjykim të shkurtuar, duke e çuar procesin në një gjykim të rregullt.

Mario Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçes.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një konflikti mes adoleshentësh mbeti i vrarë Martin Cani, 14 vjeç, ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, u plagos.

I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë. Në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por më 10 shkurt 2025, Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për lirim, duke e lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top