Shkresa me shënimin “për Shkëlzenin”, Mediu: Nuk kam pasur asnjë dijeni

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është pyetur dhe për faksin drejtuar Shkëlzen Berishës nga Ministria e Drejtësisë, të cilin e zbuloi gjatë dëshmisë së saj inxhinierja Anila Gjergji.

Ai tha se nuk është në dijeni të një faksi të tillë, sepse po ta ishte do të kishte njoftuar Berishën.

“Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara këtij faksi, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetje dhe kjo çon akoma te mosraporti im me zotin Berisha, se po të ishte ashtu do ta kisha njoftuar unë, pse duhet të vinte nga ministria e Drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Unë nuk jam vënë në dijeni të këtij dokumenti asnjëherë, jam vënë në djeni mbasi ka ndodhur ngjarja nga ato që kanë dalë në media”, u shpreh ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top