Shkëndija e Tetovës bën një provë të madhe në raundin e dytë të Champions League, duke mposhtur kampionët e Rumanisë FCSB. Skuadra e Shkëndijës ka dalë me kokën lart nga përballja e parë, duke mundur Steaua Bukuresht me rezultatin minimal 1-0. Përballja u zhvillua në Shkup dhe u vendos nga goli i vetëm i takimit, të cilin e realizoi Ronaldo Webster në minutën e 65’ me një goditje me kokë pas një krosimi nga Trumçi. Vetëm pak minuta pas golit, tetovarët u detyruan të vazhdojnë me një lojtar më pak, pasi Kamer Qaka u përjashtua me të kuq. Në minutën e 79’, edhe rumunët u ndëshkuan me një karton të kuq, duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë. Kështu, Shkëndija i afrohet ndjeshëm kalimit më tej dhe do të udhëtojë e motivuar për sfidën e kthimit, që do të luhet më 30 korrik në orën 19:30.
Drita mposhtet nga dy penallti përballë Copenhagen
Kampioni i Kosovës, Drita, nuk arriti të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Champions League, duke u mundur 2-0 në fushën e Copenhagen. Pavarësisht diferencës në emër, skuadra nga Gjilani bëri paraqitje të denjë, por danezët përfituan nga dy 11-metërsh të akorduar gjatë pjesës së dytë. Të dy golat mbajnë firmën e Mattsson, që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutat 69’ dhe 76’. Për Dritën, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të tentojë të përmbysë rezultatin.
Ballkani i Shehit, përmbysje me poker ndaj Florianës
Ballkani ka bërë një hap të madh drejt fazës së tretë të Conference League, pasi mundi me rezultat bindës 4-2 ekipin e Florianës në Prishtinë. Ndeshja nisi me avantazhin e miqve, të cilët zhbllokuan sfidën në minutën e 8’ me golin e Grech. Megjithatë, vetëm pas pesë minutash Tolaj riktheu barazinë. Floriana kaloi sërish përpara në minutën e 25’ me golin e Jah, por reagimi i skuadrës nga Suhareka ishte i menjëhershëm. Tolaj realizoi golin e dytë personal, ndërsa Adetunji vulosi fitoren me dy finalizime të tjera. Tashmë Ballkani ka një avantazh të mirë përpara takimit të kthimit që do të zhvillohet më 31 korrik në orën 19:30.
Qualification Champions League
KuPS 2-0 Kairat Almaty
FC Noah 1-2 Ferencvaros
Lincoln Red Imps FC 0-1 FK Crvena Zvezda
FC Copenhagen 0-2 Drita
Hamrun Spartans 0-3 Dynamo Kyiv
Pafos FC 1-1 Maccabi Tel Aviv
RFS 1-4 Malmo FF
Viktoria Plzen 0-1 Servette
KF Shkendija 1-0 FCSB
Slovan Bratislava 4-0 Zrinjski Mostar
Lech Poznan 7-1 Breidablik
Rangers 2-0 Panathinaikos
Rijeka 0-0 Ludogorets Razgrad
Conference League Qualification
Ballkani 4-2 Floriana