Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë e cila potencialisht do të mundësonte sigurimin e oksigjenit të ekstraktuar nga dheu i Hënës. Kjo gjë do të ndihmonte shumë misionet e ardhshme në Hënë sipas Agjencisë Hapësinore të SHBA (NASA), transmeton Gazeta Metro.
Gjatë eksperimentit që u zhvillua nga shkencëtarët e NASA në qendrën hapësinore të Johnson në Houston të Texasit në SHBA, për herë të parë u sigurua oksigjen nga një hapësirë vakumi në të cilën gjindej dheu i Hënës.
Aaron Paz, një inxhinier i Nasas në qendrën e Johnson tha: “Kjo teknologji ka potencialin të na mundësoje të nxjerrim sasi të shumuar të oksigjenit në sipërfaqen e Hënës, e cila do të na mundësonte që të mbajmë prezencën njerëzore dhe ekonominë lunare në mënyrë më të qëndrueshme”, transmeton Jerusalem Post.
Eksperimenti është pjesë e një studimi që tenton të ndihmojë misionin “Artemis” të Nasas, i cili ka për qëllim të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh.
Në mënyrë që ky vizion të bëhet realitet është kruciale të mundësohet përdorimi i resurseve në Hënë. Oksigjeni, përpos mundësimit të frymëmarrjes do të ndihmonte edhe funksionet e transportimit të cilat do të ndihmonin astronautët të qëndronin në sipërfaqen e Hënës për përiudha më të gjata.
Kjo teknologji është paraparë të përdoret nga operacioni “Artemis” në misionet lunare të vitit 2023 dhe 2024.