25-vjeçari në Përmet, i cili ishte zënë poshtë nga një masë shkëmbore është shpëtuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë. Një masë shkëmbore rrëshqiti nga mali dhe ra në banesën e shtetasit me iniciale Dh. V.. Si pasojë, 25-vjeçari mbeti i bllokuar pasi e kishte të pamundur të lëvizte për shkak se një pjesë e masës shkëmbore i kishte zunë gjymtyrët e poshtme. Ai është dërguar me urgjencë në spital.