Shkëlqeu në parasezon, Liverpooli e shet yllin e ekipit tek rivali për 27 milionë euro

Liverpooli raportohet se ka arritur një marrëveshje me Brentfordin për shitjen e talentit Fabio Carvalho.

Carvalho iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2022 pasi shkëlqeu me Fulhamin në një sezon fantastik për të në nivel personal.

Sidoqoftë, pasi dështoi të tregojë formën e mirë tek Liverpooli në sezonin e parë, Jurgen Klopp vendosi që ta largojë atë dhe portugezi u transferua në formë huazimi fillimisht tek Leipzig, pastaj kaloi tek Hull City.

21-vjeçari tregoi paraqitje shumë të mira me Hull Cityn ndërsa u tha se e impresionoi Arne Slotin edhe në parasezon, megjithatë klubi ka vendosur që ta shes këtë verë.

Sipas The Times, Liverpooli ka arritur një marrëveshje me Brentfordin për shitjen e Carvalhos për shumën e 27.5 milionë eurove, përfshirë bonuset.

‘Të Kuqtë’ do të mbajnë gjithashtu 17.5 për qind të parave nga shitja e tij në të ardhmen, por sipas raportimit Fulhami kishte përfshirë 20 për qind të shitjes së tij në të ardhmen dhe pritet që ta fitojnë këtë përqindje pas shitjes së tij.

Në rast se procedurat e transferimit kompletohen shpejt, atëherë Carvalho do të ishte në dispozicion të Thomas Frank për ndeshjen hapëse ndaj Crystal Palace më 18 gusht./Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top