Shkatërrohen shtyllat e energjisë elektrike në Librazhd, ende të paidentifikuar autorët

Shtyllat e energjisë elektrike në Polis të Librazhdit janë shkatërruar ende pa u vënë në funksion. Mësohet se në lagjen Damjan, OSHEE ishte duke investuar në sistemin e ri elektrik, por investimi është dëmtuar. Shtyllat e drurit të cilat po vendoseshin janë prerë gjatë natës duke sjellë dëm të konsiderueshëm jo vetëm për OSHEE-në, por edhe për banorët që po prisnin investimin pasi sistemi i vjetër ishte degraduar.

Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërkohë ende nuk ka një reagim nga OSHEE për vijimin e investimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top