Shkarkimi i Veliajt, Berisha: Skemë e Ramës që çështja të mos shkojë në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë nga selia blu komentoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Berisha tha se Veliajt po i kërkohet që të mos ankimojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin dhe në këmbim të hetohet në gjendje të lirë.

“A e dini ju çfarë po bëhet, unë kam denoncuar burgosjen e Gjushit me qëllimin e vetëm për ta fut në qeli me Veliajn. Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative të mos shkojë në Kushtetuese, në mënyrë që të dalë nga burgu dhe të ndiqet i lirë. Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. Varianti është antikushtetues, çfarë ka ndërmend t’iu thotë Rama shqiptarëve, nuk e shkarkova unë do thotë, noterizova vendimin. Noterizova thotë. Do të shpallë zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Gjykatë Kushtetuese. Kjo do të thotë shkelmim i Kushtetutës, për mua s’ka asgjë të re. Ky është një narko shtet”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top