‘Shkarkimi i Gjiknurit nga hetimet për inceneratorët?’/ Rama: Ai e ka bërë punën mirë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shkarkimi i sekretariatit të PS, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Asamblesë më 26 Korrik, nuk lidhet me përfshirjen e emrit të Gjiknurit në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorëve. Përkundrazi, madje, Rama i cilësoi si lajme si thjesht spekulime, ndërsa shtoi se Gjiknuri e ka bërë mirë punën e tij.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashemet apo përfshirjet paraprake të kujtdoqoftë, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin me drejtësinë e kemi bërë të qartë. Lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë me cfarë është spekuluar me Damianin. Damiani e ka bërë mirë punën e tij, kanë folur rezutatet.

Por unë them gjithmonë, para se të thonë të tjerët duhet ta bësh ti vetë. Ndaj PS është këtu ku është. Gjithmonë kemi parë nga vetja për të kërkuar më shumë e për të shkuar më lart.

Jam edukuar me idenë se cdo ditë duhet të kërceja më lart, por ky është shkaku. Të tjerat janë spekulime që mua s më interesojnë. Raporti me drejtësinë është i ndarë nga gjërat e tjera. Lëvizjet bëhet për ta cuar punën më lart. “ u shpreh Rama.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top