Shkarkimi i Escobar, Bugajski: Koha që SHBA të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë e tij në “X” ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në reagimin e tij Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd. Bugajski në reagimin e tij shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

“Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka,” shkruan ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top