Kili mund thellë 3-0 Shqipërinë në miqësoren e parë nga katër të tilla deri në Europian. Goli i parë i Kilit u shënua në minutën e 20-të të ndeshjes. Ka qenë një moment pasigurie në mbrojtjen shqiptare dhe Eduardo Vargas ka gjetur rrjetën me një goditje nga jashtë zonës.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shikoni golin e parë KETU ose KETU
Ajo që vlen të thuhet është se ai ka marrë një asist nga një prej lojtarëve të Kilit që preku topin me dorë, gjest që arbitri italian nuk e ka parë. Kuqezinjtë protestuan, por gjyqtari bëri me shenjë nga qendra e fushës.
Në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare e futbollit shtoi presionin, por është ndëshkuar sërish. Në minutën e 84-t, Bolanos që kishte vetëm 1 minutë në fushë duke zënë vendin e Sancez mposhti Strakoshën me një kombinim të shpejtë në krahun e majtë të sulmit.
Shikoni golin e dytë KETU
Në minutën e 93-të ishte Davila që trefishoi rezultatin pas një kundërsulmi të kilianëve.
Shikoni golin e tretë KETU
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo
KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas.
Trajner: Rikardo Gareka